Çarshia e vjetër e Shkupit është një nga atraksionet më të bukura në Shkup, vend i preferuar për shëtitje dhe për blerje për qytetarët e Shkupit, por edhe për turistët e interesuar për historinë dhe për traditat e vendit. Por, që të hyni në Çarshi, juve ju duhet të kaloni përmes kësaj:

Në ditë, në çarshi hynë me mijëra njerëz, ndërsa ata që vijnë përmes sheshit kryesor, u duhet të kalojnë përmes shkallëve të thyera të betonit, pllakave të dëmtuara, papastërtisë, karrigeve të thyera dhe veturave të parkuara që e pengojnë lëvizjen. Turistët e huaj që i takuam në këtë vend, nuk ishin të befasuar. Thonë se kjo është një pasqyrë e zakonshme për Maqedoninë.

“Po, por unë mendoj se kjo është diçka e zakonshme për Maqedoninë”

“Hyrja në Çarshi mund të jetë edhe më e mirë. Ajo që është e thyer, nuk duhet të jetë në atë gjendje”, thanë disa turistë.

Qytetarët e Shkupit sikur janë mësuar me këtë pamje. Madje nuk duan të harxhojnë kohë për t’i theksuar mungesat që nuk janë të pakta në këtë qytet.

T mobile In article [4]

G: A ju pengojnë gropat në rrugë?

“U pengojnë të gjithëve, veçanërisht kur ka shumë lëvizje. Çarshia është super, por ka shumë gropa dhe duhet të rinovohet dhe pak të zgjerohet”, tha një qytetar.

Këtyre ditëve, autoritetet e qytetit publikuar një video promovuese që ka për qëllim t’i theksojë bukuritë e Shkupit, por edhe t’i informojë turistët që do ta ndjekin ndeshjen e futbollit ndërmjet Mançester Junajted dhe Real Madridit, se ku mund të shkojnë të argëtohen, të hanë ushqim dhe të shëtisin në natyrë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit tha se qyteti është i gatshëm t’i presë mysafirët.

“Ne si qytetit i mbajtën zotimet për ta shfrytëzuar këtë ndeshje për promovimin e Shkupit por edhe të vendit tonë. Është bërë një spot promovues për mikpritjen tonë dhe janë ndarë 12 milionë denarë për mbështetjen e gjithë programit. Personalisht i ftova e kryetarët e komunës së Madridit dhe Mançesterit për të qenë mysafirë të mi”, tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Video-spoti u sugjeron turistëve të huaj ta vizitojnë edhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit, por deri tani askush nuk i këshillon turistët që të kenë kujdes dhe t’u shmangen lëndimeve gjatë hyrjes në këtë pjesë atraktive të Shkupit.

Global