Iniciativa për krijimin e “Mallorusisë” nuk ndodhet në Procesin e Minskut dhe nuk është lëndë e politikës reale, deklaroi Boris Grizllov, përfaqësues rus në Grupin e Kontaktit për zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

“Atë e pranoj vetëm si ftesë për diskutim, procedura e tillë nuk ka kurrfarë pasoja juridike”, theksoi Grizllov, duke e komentuar sot iniciativën e publikuar sot në Donjeck për krijimin e shtetit të ri, të quajtur “Mallorusi”, si trashëguese e Ukrainës.

Sipas tij, “sipas të gjitha gjasave ai propozim është i lidhur me luftën informatike dhe nuk është lëndë e politikës reale”.