Ka qenë ai zgjedhja e parë e Manchester United (jo belgu Lukaku). Antoine Griezmann ka qenë i pari në listën e dëshirave të Mourinho, i cili ishte gati të bënte gjithçka për ta pasur në ekip. Edhe vetë lojtari ka konfirmuar disa herë se do t’i pëlqente të transferohej te “Djajtë e Kuq”. Por diçka ka ndryshuar. FIFA (Gjykata e Arbitrazhit e Lozanës) ka bllokuar merkaton e Atletico Madrid deri në janarin e ardhshëm. Kështu, Antoine ka vendosur të qëndrojë për të mos e lënë klubin madrilen në një situatë të vështirë: “Kam vendosur të qëndroj”, ka thënë Griezmann. “Atletico ka nevojë për mua tani më shumë se kurrë, dhe unë nuk mund të largohem. Nuk do të ishte e drejtë”. Një vendim ky që ka pasur pasoja.