Këngëtarja Eni Koçi sot po feston ditëlindjen dhe natyrisht nuk mungojnë urimet për të.

Është motra e Enit, Greta, ajo që e ka uruar në mënyrë mjaft të ëmbël.

Natyrisht, në këtë urim nuk mungon as edhe një foto atraktive nga Eni.

“Gjëja më e shtrenjt e imja sot e ka ditëlindjen. Eni, të uroj edhe 100 vjet të lumtura të mbushura me mbarësi, shëndet dhe karrierë të shkëlqyer. Ti je personi që dua më shumë në këtë botë. Urime ditëlindjen princesha ime”, ka shkruar Greta në Instagram.

Kujtojmë se Greta dhe Eni janë rritur pa nënën dhe kanë qenë në prani të njëra-tjetrës nga mosha e hershme.

Ato kanë realizuar edhe shumë këngë së bashku.

 

Comments are closed.