Policia greke njoftoi këtë të mërkurë se ka shkatërruar në tjetër grup të trafikut të kanabisit shqiptar.

Në pranga kanë rënë tetë persona, shtatë shqiptarë dhe një grek, të moshës nga 21 deri në 33 vjeç. Janë identifikuar edhe katër pjesëtarë të tjerë të grupit, që të gjithë shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve aktualisht ndodhen në burgjet e Greqisë, raportojnë mediat lokale.

Sipas policisë, grupi që nisi aktivitetin të paktën nga prilli i këtij viti, vepronte në veri të vendit.

Droga e cila vinte nga Shqipëria, ku ndodheshin disa prej pjesëtarëve të grupit, trafikohej në kryesisht në qytetet Kavala dhe Drama.

Policia ra në gjurmë të këtij rrjeti muajin e kaluar, kur u arrestua një shtetas shqiptar dhe u sekuestruan 32 kg kanabis.

T mobile In article [4]

Me arrestimet e ditës së sotme, policia ka sekuestruar edhe 7.3 kilogramë të tjerë kanabis, një peshore precizoni, një shumë prej 1.550 euro, si dhe 10 telefona celularë.

Image