Shumica e njerëzve mund të mendojnë se gratë e miliarderëve janë gjithmonë super-modele të cilat pjesën më të madhe e kalojnë tek stilistët apo prukierët e tyre.

Por ka një të vërtetë tjetër për bashkëshortet që do të përmendim. Më poshtë i keni disa nga gratë e meshkujve më të pasur në botë, të cilat do t’ju thyejnë disa mite që qëndrojnë për gratë e më të pasurve të botës.

Image

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan

Vetëm në vitin e 2016, pasuria e Mark Zuckerberg ishte mbi 50 miliardë dollarë. Ai e kishte takuar gruan e tij kur ishte student në Harvard. Priscilla gjithmonë e kishte mbështetur dhe kishte besuar në suksesin e tij. Ata janë martuar me 19 maj të vitit 2012, në një ceremoni modeste në shtëpinë e tyre. Me 2 dhjetor të vitit 2015, Mark dhe Priscilla ishin bërë prindër për herë të parë, transmeton Telegrafi.

T mobile In article [4]

Image

Warren Buffett dhe Astrid Menks

Warren Buffett është një nga investitorët më të mëdhenj të botës. Pasuria e tij në nëntor të vitit 2016 kishte qenë më e lartë se 70 miliardë dollarë. Ai ishte takuar me Astridin në vitet e 1970’ta kur ajo punonte si kameriere. Diferenca në moshë mes tyre është 16 vite, duke dëshmuar se dashuria i mposhtë të gjitha sfidat!

Image

Bill dhe Melinda Gates

Pasuria e Bill Gates në vitin 2016 kishte qenë më e madhe se 80 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në fund të viteve 1980’ta në një konferencë të organizuar nga Microsoft (ajo ishte punëtore e kompanisë). Ata janë martuar në vitin 1994 dhe i kanë rritur së bashku tre fëmijë. Veç kësaj, ata janë drejtues edhe të fondit më të madh të botës për bamirësi.

Image

Larry Page dhe Lucinda Soutworth

Larry Page është themelues i ‘Google’. Pasuria e tij është mbi 30 miliardë dollarë. Shumë pak dihet për partneren e tij, e cila është shtatë vite më e re se ai. Siç duket ajo përpiqet gjatë tërë kohës ta shmangë vëmendjen e publikut, por dihet se çifti ishte martuar vetëm pak muaj pas fillimit të lidhjes.

Image

Jeff dhe MacKenzie Bezos

Jeff Bezos është themelues i gjigantit ‘Amazon’, ndërsa pasuria e tij është mbi 60 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në vitin 19912, e cila më vonë kishte zbuluar për një intervistë me ‘Vogue’: “Zyrat tona kishin qenë afër njëra-tjetrës, dhe vazhdimisht mund ta dëgjoja buzëqeshjen e tij të mahnitshme! Si të mos bija në dashuri me të?” Vetëm një vit pas ata ishin martuar dhe tani kanë katër fëmijë!