Futbollisti i njohur Granit Xhaka, ka marrë pak kohë jashtë sezonit për tu martuar me të dashurën e tij Leonita Lekaj.
Xhaka i ka propozuar të Leonitës në muajin qershor dhe vetëm pak javë më pas kurorëzoi lidhjen e tij në martesë.
Nuk ka asnjë detaj nga dasma pasi ceremonia ka qenë shumë private. Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram.
Ai ka ndarë 3 foto të dasmës së tij me fansat dhe shkruan: “Mr&Mrs.”