Policia e Kosovës njofton se në Podujevë në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, viktima ka raportuar se persona të maskuar dhe armatosur u kanë hyrë në shtëpi dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë.

Ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar. “Podujevë, 07.07.2017-04:05. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të maskuar dhe armatosur u kanë hyrë në shtëpi dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësit policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.