Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e ndodhur dy javë më parë në Vlorë.

Ngjarja ndodhi më 30 qershor, kur në lagjen “24 Maji”, nën kërcënimin e armës së zjarrit, disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B. 4.000 euro.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se në pranga janë vënë:

1- Vilson Bylaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë.

2- Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në banesën e tij është kapur Vilson Bylaj.

3-  Avdulla Bregu, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë”, pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm.

Ndërsa E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë.

Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes, më datë 30.06.2017, është arrestuar në flagrancë Marjo Bregu.