Policia e Durrësit ka njoftuar se një ditë më parë është grabitur një karburant tek Shkëmbi i Kavajës nga një person i paidentifikuar. Sipas informacioneve zyrtare, në karburant ndodheshin rojet me inicialet M.P. 37 vjeç dhe P.M. 52 vjeç, njëri banues në Shkallnur dhe tjetri në Golem.

Me dhunë grabitësi ka arritur t’ju marrë atyre një sasi lekësh. Ende nuk është zbardhur identiteti i autorit, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.