Shadab Azam e ka qëlluar me shishe birre Raymond Wilson, i cili hyri në dyqanin e tij që ndodhet në Durham të Anglisë dhe kërkonte para.

Meqenëse shitësi ishte këmbëngulës dhe iu kundërvu me pijet që kishte afër, plaçkitësi u detyrua të ikte.

Mirëpo, atë e identifikuan dhe e dërguan para drejtësisë, ku u gjet fajtor për plaçkitje nën kërcënimin e armës dhe u dënua me nëntë vite burg.

“Kurrë nuk kam bërë diçka të keqe, nuk di pse më ndodhi mua ky rast. Jam i lumtur që ai u dënua, sepse mund ta lëndonte edhe dikë tjetër”, është shprehur Azam për ngjarjen. /Telegrafi/