Në Komunën e Gostivarit nisi sot puna për projektin e Promovimit të Tregjeve Përfshirëse të Punës. Ky projekt, që synon shtimin dhe  lehtësimin e punësimeve në disa vende të rajonit, realizohet nga UNDP (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara) dhe ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës), të cilat kanë zgjedhur Gostivarin si qytetin ku do të pilotohet projekti në Maqedoni.

Në kuadër të këtij projekti, dy organizatore të UNDP dhe një konsulent i jashtëm janë takuar me Kryetarin e Komunës z. Nevzat Bejta. Znj. Vesna Bisheva dhe Valentina Nuskova të UNDP dhe Visar Ademi në rolin e konsulentit informuan z. Bejta rreth detajeve dhe zgjatjes në kohë të projektit.

Në drejtim të aktiviteteve të planifikuara organizatorët mbajtën më pas një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Punësim, Sektorit të Biznesit, administratës komunale dhe OJQ-ve. Në takim u diskutua rreth mundësive dhe potencialeve të Gostivarit. Disa nga pyetjet e trajtuara ishin: Cilat janë grupet me prioritet për punësim në Gostivar ? Cilat janë barrierat që pamundësojnë punësimin e të rinjve ? Cilat janë praktikat pozitive që mund të përdoren ?

Global

Projekti i përbashkët regjional “Promovimi i tregjeve përfshirëse të punës” (Promoting Iclusive Labour Markets) implementohet në shtetet e rajonit të Ballkanit: Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të zi dhe Serbi. Komuna e Gostivarit është zgjedhur si pilot komunë për Maqedoninë.

T mobile In article [4]