Në orët e herët të mëngjesit, një 21 vjeçar nga Gostivari, pa asnjë arsye ka tentuar ta sulmojë policin, i cili ka qenë duke asistuar zjarrfikësve që ishin duke tentuar për ta shuar zjarrin në rrugën “Vëllezërit Gjinovci”.  Ai ka ofenduar policin, e më pas edhe ka rezistuar gjatë arrestimit, informojnë nga sektori për punë të brendshme, njësiti Gostivar.