Richard, është një gorillë në kopshtin zoologjik të Pragës në Republikën Çeke.

Ai ka bërë për vete gjithë të vizitorët, për shkak se përpara tyre mban poza fotozhenike dhe lejon që ta fotografojnë.

Duke buzëqeshur, apo duke ekspozuar muskujt, Richard është gjithmonë në pozë.

Punonjësit e kopshtit zoologjik thonë se Richard është gjithnjë i buzëqeshur dhe gati, për t’u dukur para të tjerëve.

Për shkak të veçantisë së gorillës, fotot e tij janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.