Një person është plagosur teksa notonte në ujërat e gadishullit të Karaburunit në Vlorë, nga hedhja e një sasie dinamiti në det.

Mësohet se Ilir A. nga Orikumi i Vlorës, ishte zhytur në thellësi kur është hedhur dinamit nga një gomone që lundronte pranë tij.

Ilir. A. mësohet se ka marrë plagë në vesh dhe mushkëri, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe deri tani ka një person të dyshuar për ngjarjen.

T mobile In article [4]