63-vjeçari H.L nga Tetova, dje ka raportuar se rreth orës 21, deri sa me biçikletë ishte duke shkuar për në punë, duke ecur rrugës “120” në kryqëzimin me rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, papritur ai ndjeu një goditje dhe dhimbje të fuqishme në anën e majtë. Në atë moment ai u ndal dhe qëndroi dhe vërejti se ai ishte plagosur dhe se dora e tij kishte gjakderdhje, përcjellë TetovaSot.

Së shpejti me një taksi u nis për në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është sanuar dhimbja, dhe ai ka dorëzuar dokumentacionin e duhur mjekësor, njofton SPB-Tetovë.

Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të sqaruar të gjitha detajet lidhur me këtë rast, se me çfarë është plagosur 63 vjeçari H.L./TetovaSot/