Një gazetar investigativ është sulmuar, goditur me sende të forta, ndërsa ishte në krye të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stërmas të Tiranës.
Burime nga policia thanë se e kanë dërguar dosjen në Prokurorinë e Tiranës dhe po punohet për shoqërimin e 42-vjeçares me inicialet M. T., banuese në Tiranë.
Gruaja është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në fshatin Stermas, për shkak të detyrës ka goditur me sende të forta 33-vjeçarin me inicialet G. A., gazetar investigativ, banues në Tiranë.