Mund të jetë një emër i ri në skenën tonë po kjo nuk e bën atë që të mos jetë një kërcenim real për gocat e tjera të estradës së Kosovës

Është kjo këngëtarja dhe bukuroshja Dina Shabani që pritet që së shpejti të vijë me një super këngë të bërë në studion e producentit Chipsi, i cili drejton kompaninë Urban Entertainment.

E se kjo supervajzë pritet që të jetë njëra prej këngëtarëve që do ta pushtojë skenën tonë, e tregon edhe një fotosesion i saj  që ajo e ka realizuar në studio të fotografit Veton Osmanit, shkruan GazetaExpress.

Kënga pritet që të jetë verore, derisa brenda videoklipit nuk do të mungojnë as skenat e nxehta dhe superseksi të këngëtares.

Videoklipi i Dinës pritet që të realizohet deri në fund të këtij muaji dhe gjatë tij pritet të këtë befasia.