Dy ditë më parë, mediat ndërkombëtare raportuan shkëputjen e një ajsbergu gjigant, me sipërfaqe pak më të madhe se 1/5 e Shqipërisë, nga kontinenti i ngrirë i Antarktidës. Harta e përgatitur nga “Bild” tregon sipërfaqet që do të zhyten në ujë, me rritjen e nivelit të deteve në botë.

Kryeqendrat botërore si Washington, New York, Londra, Parisi, Amsterdami, Shën Peterburgu dhe Shangai do të përmbyteshin menjëherë nëse do të shkrinte ajsbergu shkruan JOQ.

Shkrirja e menjëhershme e tij do të bënte që niveli i ujërave në oqeane të rritej me 1.5 metra e lart. Jashtë kësaj katastrofe natyrore nuk do të mbeste as Shqipëria, pasi vija bregdetare do të përmbytej. Nëse nuk ndërgjegjësohemi për problemet globale, atëherë ky fakt do të jetë shumë afër.