Gjykata Supreme nga Prokuroria Speciale ka kërkuar ta kompletojë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së lëndës “Talir.”

Katica Janeva nga Gjykata më e lartë kërkon ta vlerësojë vendimin e Penales, i cili mori vendim se nuk ka kushte për ta “ngrirë” pallatin e bardhë dhe një pjesë të pronës së VMRO – DPMNE-së.

PSP në afatin ligjor prej 18 muajve nuk arriti të ngre padi për rastin Talir, ku i dyshuari i parë ishte lideri i partisë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për veprën për pastrim parash dhe financim të paligjshëm të VMRO- DPMNE-së. Janeva në konferencën e fundit për shtyp njoftoi se do të vazhdojë ta hetojë rastin, edhe pse mandati për të ngritur akuza ka skaduar.