Gjykata Supreme sot duhet të deklarohet rreth ankesave të vendimeve të Gjykatës së Apelit për përcaktimin e paraburgimit për tre persona të akuzuar në lëndët “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykata Supreme kumtoi se këshilli pesëanëtarësh dje e filloi mbledhjen për shqyrtim të ankesave dhe se vendimi rreth tyre do të sillet në vazhdimin e sotëm të mbledhjes.

Gjykata e Apelit më 18 korrik e pranoi ankesën e PSP-së dhe i rikahëzoi vendimet e shkallës së parë dhe për shkak të sigurimit të pranisë në procedurën penale u përcaktoi masë paraburgimi Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar në rastet “Target” dhe “Fortesa”. Masa e paraburgimit nuk ishte aktivizuar sepse që të tre parashtruan ankesa në Gjykatën supreme, e cila sot duhet të deklarohet rreth tyre.

Global