Gjykata Penale ka dërguar në Prokurorinë Speciale marrëveshjen e Zvonko Kostovskit, i dënuar në rastin “Puçi”. Ekipi i Janevës e ka kërkuar këtë marrëveshje për shkak të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë së dërguar pranë Supremes.

Përmes kësaj marrëveshje duhet të rishqyrtohet ligjshmëria e aktgjykimit të të dënuarit të vetëm në rastin “Puçi” i cili mori dënim me burg prej 3 viteve pasi ka bërë marrëveshje me Prokurorinë Publike të Marko Zvërlevskit.

Paraprakisht, Katica Janeva njoftoi se e tërheq aktakuzën në rastin “Puçi” për Zoran Zaev dhe ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski. Sipas Speciales, provat e siguruara në rastet “Fortesa” dhe “Target” janë të kundërtat me ato që janë ofruar në rastin “Puçi”.