Një vajzë 10-vjeçare, e cila ishte përdhunuar vazhdimisht nga xhaxhai i saj dhe që tashmë është 6 muajshe shtatzënë, u shpall nga gjykata indiane si një rast i pamundur aborti.

Vendimi ka ardhur nga gjykata e distriktit të Chandigarh, në Indi, dhe sipas arsyetimit të gjykatësve, vajza është në moshë shumë të vogël dhe shtatzënia ka avancuar në fazën që aborti mund t’i kushtojë jetën. Ky vendim u mor në bazë të opinionit dhe analizës të një paneli prej 8 mjekësh.

Ligjet indiane e ndalojnë abortin nëse embrioni i ka kaluar 20 javët, por ka edhe përjashtime kur fetusi është i pajetë apo rrezikon jetën e nënës.

Sipas “Indian Express”, prindërit e vajzës mësuan që ajo ishte shtatzënë kur vajza filloi të rënkonte për dhembjet në stomak. Më pas, 10-vjeçarja rrëfeu se xhaxhai i saj e kishte përdhunuar 6 apo 7 herë kur kishte shkuar për vizitë te familja.

Agresori tashmë gjendet pas hekurave. /Blitz.al/

Loading...
Global