Pasi ka parë dëshmi sekrete, Gjykata e Lartë ka vendosur se hitjet e armëve të qeverisë britanike në Arabinë Saudite janë të ligjshme.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet se qeveria po vepronte në mënyrë të paligjshme duke mos pezulluar shitjen e armëve në mbretëri, e cila po lufton me Jemenin.

OKB-ja pretendon se sulmet ajrore saudite kundër rebelëve Houthit kanë shkaktuar mijëra vdekje civile në Jemen.

Fushata kundër tregtisë së armëve, e cila coi çështjen ne gjykate, tha se do të apelojë kundër aktvendimit.

Grupi kishte pretenduar se Britania e Madhe ka shkelur të drejtën humanitare.