Gjykata e  Apelit, pasdite i përballi ankimimet e të akuzuarve Vlladimir Peshevski dhe Lupço Georgievski dhe ato të Prokurorisë Speciale. Dy të akuzuarit në rastin “Traektorja” për shpërdorim eventual të më shumë se 150 milionë eurove, me ndërtimin e dy autostradave me kredi kineze, ish zëvendës kryeministri është i tmerruar nga kërkesa e PSP-së për paraburgim. Ankohet në Gjykatën më të lartë meqë ka mbetur pa pasaportë, derisa PSP kërkon që ai megjithatë të paraburgoset.

Jam i tronditur nga kërkesa e PSP-së. Gjithçka që kam bërë ka qenë për shtetin. Dhjetëra mijëra njerëz janë punësuar për shkak meje. Marrja e pasaportës është sikur të mi kishit prerë këmbët- tha Vlladimir Peshevski, ish Zendëskryeministër.

Prokuroria Speciale para Gjykatës së Apelit bëri të ditur se Peshevski ka më shumë njëzet llogari në gjashtë banka të Maqedonisë. Ka pasur të ardhura aktive të parave. Vendimi që Gjykata Penale t’ia merr pasaportën për PSP-në është tregues i mjaftueshëm se ekziston mundësia që Peshevski të arratiset. Mbeten në kërkesën se ish zëvendëskryeministri duhet të përfundojë në paraburgim, meqë përmes telefonit ka ndikuar mbi dëshmitarët.

 Kontaktet e tij me dëshmitarin janë intensive. Vetë kjo tregon se ushtron ndikim. Stadiumi i procedurës është debati kryesor ku jepet prononcimi i dëshmitarit, ndërsa kontaktet e tij deri tani bëjnë të ditur se me ndikim të tillë ekziston rreziku prej pengimit të drejtësisë- tha Gavrill BUBEVSKI, PSP.

Ish drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski kërkoi që Gjykata e Apelit ta anulojë vendimin e Penales, dhe t’ia kthejë pasaportën,  e cila, siç thotë ai, i nevojitet për të blerë ilaçe në vendet anëtare të BE-së.

 Unë konsideroj se Apeli do të ketë mirëkuptim, meqë bëhet fjalë për gjendje të çrregulluar shëndetësore të të akuzuarit dhe kjo është arsyeja për shkak të së cilës ai shpesh ka udhëtuar. Nuk ka kurrfarë shkaqesh të arsyeshme për ta marrë dokumentin e udhëtimit- tha avokati Stevan PAVLEVSKI.

PSP parashtroi 30 ankimime pasi që Gjykata Penale nuk vendosi të shqiptojë paraburgim për asnjërin prej 17 personave për të cilët PSP-ja kërkoi një masë të tillë./alsat-m