Kërkesa e Speciales që funksionarë të lartë të VMRO DPMNE-së të paraburgosen, dhe jo vetëm të mbeten pa pasaporta, vendosi fokusin në gjykatën e apelit. Pas gati një vit nga tërmeti në Shkup me 5.1 ballë, sipas Rihterit, ende qëndron muri i plasaritur para të cilit uleshin Sasho Mijalkov, Vlladimir Peshevski dhe të tjerët. Objekti është ndërtuar në vitin 1949 dhe nuk ka dëme në strukturën kryesore, thotë drejtori i Institutit Sizmologjik Mihail Garevski. Një ekip i tyre menjëherë pas tërmetit ka inspektuar më shumë objekte të institucioneve shtetërore. Dëme më të dukshme ka pasur në Gjykatën e Apelit.
“Ne rekomandojmë që këto mure të injektohen në mënyrë që të vihet deri te konsolidimi. Këto mure nuk janë mure bartëse, për shkak se janë mjaft të larta mundet gjatë një tërmeti më të fuqishëm të rrënohen”, deklaroi Mihail Garevski, drejtor i Institutit Sizmologjik.
Kjo është një ndërhyrje që nuk kushton shumë. Prandaj, për Garevskin është e pakuptueshme pse edhe pas gati një viti muret nuk janë riparuar, sidomos duke e ditur se Gjykata e apelit është e vendosur në zonë të rrezikshme sizmike, ndërsa muri edhe më tej mund të rrënohet prapa shpinës së të dyshuarve.
“Shkupi ka një numër të madh të objekteve civile, administrative, që janë ndërtuar para tërmetit të vitit 1963. Për këto objekte, unë vazhdimisht flas se edhe pse ishin pak të riparuara pas tërmetit, megjithatë janë të rrezikshme, sidomos është i rrezikshëm ndërtimi plotësues”, shtoi Mihail Garevski.
Kërkuam përgjigje nga gjykata. Por muri i plasaritur për zëdhënësin Safet Kadrii është çështje banale, që nuk meriton vëmendje pikërisht tani. Megjithatë, përgjigjen tha ta kërkojmë te kryetarja Liljana Ivanovska. Ajo, nga ana tjetër, për thirrjet tona mbeti e pakapshme.
Pyetja që mbeti pa përgjigje është a thua derisa Mijallkov dhe të tjerët ndjehen të sigurt me gjyqtarët, që disa prej tyre ishin në defterin e zi të Gordana Jankullovskës, megjithatë rreziku mund tu vijë nga prapa shpine. Alsat-M