Gjykata e Apelit sot do të vazhdojë me shqyrtimin e ankesave për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjkyta penale në lëndën “TitaniK” të PSP-së për parregullsi zgjedhore.

Sipas paralajmërimeve, në mbledhjet e sotme në Gjykatë do të shqyrtohen ankesat e PSP-së dhe të akuzuarve të tjerë në “Titanik”, mes të cilëve edhe ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit kryeministror, Martin Protugjer dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Seancat janë caktuar pasi që PSP për rastin “Titanik” u ankua ndaj vendimit të Këshillit penal pranë Gjykatës themelore Shkup 1 me të cilin të akuzuarve, në vend të paraburgimit, u janë shqiptuar masat për kujdes. Ankesa ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë parashtroi edhe mbrojtja e të akuzuarve. Gjykata ka afat prej 48 orëve të sjellë vendim.

Gjykata deri më tani i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara ndaj vendimeve të Gjykatës penale lidhur me lëndët e PSP-së.

T mobile In article [4]