Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lë në burg 5 autorët për trafik droge të kapur në Kavajë me 1.3 ton kanabis sativa gjatë mega operacionit “Pilotët”.

Gjykata la më burg 3 persona të dyshuar për trafik droge dhe 2 pronarët e mjeteve që po transportohej droga. Më konkretisht është lënë në burg , Jani Sadikaj, Kejvi Hajdarin, Roland Hysenbelliun, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Tre të arrestuarit e parë u kapën gjatë aksionit të policisë ku u sekuestruan 1.3 ton drogë, ndërsa dy të tjerët rezultuan se ishin pronarë të automjetit që po transportonte lëndën narkotike.