Berat Gjimshiti te Benevento. Thuajse e mbyllur marrëveshja për huazim për një sezon, pasi mbrojtësi i Shqipërisë sezonin e shkuar tregoi vlerat e tij me Avelinon në Serinë B, duke rezultuar ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit.
Bergamaskët, duke qenë se s’mund t’i ofronin rolin e titullarit, kanë preferuar që edhe një tjetër vit t’i japin mundësi të rritet dhe, këtë herë, do ta bëjë në Serinë A, me fanellën e skuadrës që surprizoi edicionin e shkuar, teksa në tre vjet ka ngjitur dy shkallë të rëndësishme në historinë e saj.
Gjimshiti u mor nga Atalanta te skuadra e Zyrihut, me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata. Mbrojtësi ka edhe tre paraqitje në Serinë A me bluzinjtë (ndaj Napolit, Xhenoas dhe Udinezes), teksa me Avelinon janë 35 ndeshje të zhvilluara.