Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nxjerrë sot një urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, me këtë urdhëresë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve.

“Gjobat do të aplikohen për të gjithë shkelësit dhe keqpërdoruesit e ujit të pijshëm në pajtim me dispozitat e rregullores për shërbime publike komunale, të datës 28.05.2012”, ka thënë Korça në konferencën e sotme për media.