Në fshatin Cërrnicë të Komunës së Gjilanit, Policia e Kosovës ka raportuar të ketë ndodhur të shtunën në ora 04:05 një rast i zjarrvënies.

“Raportohet se i dyshuari K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me familjarët, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Njësiti i Zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.