Një video romantike është bërë virale në internet, ku shihet një djalë që i propozon vajzës për martesë.

Të ulur mes një hapësire të kufizuar, çifti po luante me një qenush, të cilin djaloshi ia kishte bërë dhuratë të dashurës së tij.

 Derisa të dy shijojnë çastet e para me qenushin, djali bën një veprim krejt të papritur.

Ai nxjerr unazën nga xhepi i tij dhe i propozon martesë të dashurës.Ajo mbeti e pafjalë, u ngrit në këmbë dhe tentonte të shtrëngonte zemrën, sepse ishte shumë e rëndë për të momenti i papritur.

Përgjigja natyrisht se ka qenë pozitive, mirëpo, atë e ka treguar vetëm me anë të gjesteve. Ndërkaq, qeni sillej nën këmbët e tyre, i lumtur që hyn në familjen e tij të re.

Loading...
Global