Gjermania shtoi sot paralajmërimet për udhëtimet e shtetasve të saj në Turqi, pas arrestimit të një militanti gjerman për të drejtat e njeriut në këtë vend, njoftoi kreu i diplomacisë gjermane.

Sigmar Gabriel njoftoi gjithashtu në një konferencë shtypi një riorientim të përgjithshëm të politikës gjermane ndaj Turqisë duke përfshirë një rishqyrtim të ndihmave për investimet në vend dhe një diskutim për të ardhmen e mbështetjeve financiare, prej të cilave Ankaraja përfiton nga ana e Bashkimit Evropian.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme thërriti dje ambasadorin e Turqisë në Berlin pas arrestimit një ditë më parë nga ana e Ankarasë të një aktivisti gjerman për të drejtat e njeriut.