Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje sot ambasadorit turk në Berlin dhe i dorëzoi notë protestuese për shkak arrestimit të një aktivisti gjerman për të drejtat e njeriut në Turqi.

Paraprakisht, siç njoftoi korrespondenti iu MIA-s nga Berlini, dhe kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministri i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel e dënuan arrestimin e Peter Shtojtner dhe e quajtën “absolutisht të padrejtë” dhe paralajmëruan se rasti mundet “seriozisht” të sjell kthesë në marrëdhëniet gjermano-turke.

Gabriel për shkak eskalimit dramatik me arrestimin e shtetasit gjerman dhe pesë personave tjerë në Turqi e ka ndërprerë pushimin e tij dhe është kthyer në Berlin.

“Tani ai e din, siç e din edhe Qeveria në Ankara se kjo është punë serioze për ne dhe se ajo nuk mund të shtyhet, por se është ekstremisht urgjente”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme Martin Shefer, pas dorëzimit të protestës ambasadorit turk.

Sipas Berlinit, akuzat e Ankarasë se shtetasi gjerman është anëtarë i organizatës terroriste janë absurde. Gjashtë aktivistë paqësor në Turqi, mes të cilëve edhe Shtojner dhe shefi i zyrës së “Amnesti Interneshënell” në Idil Eser, janë akuzuar për dhënie ndihmë  grupit terrorist dhe lidhje me predikuesin islamik Fetullah Gjylen, i cili sipas Turqisë qëndron pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet.