Sipas mediave gjermane Berlini përfiton rreth 1.34 miliard euro nga kriza greke. Një operacion ky që dhe pse i ligjshëm, sipas Të Gjelbërve në vend, nuk është aspak moral e aq më pak solidar.

Kreditë dhe blerja e bondeve nga Greqia i kanë sjellë Gjermanisë një fitim prej 1.34 miliard euro. Lajmi është konfirmuar nga ministri gjerman i financave duke iu përgjigjur pyetjeve të të Gjelbërve në vend.

Ndërsa lajmi është raportuar nga “Sueddeutsche Zeitung”.

Në terma taksash, fitimi për kreditë e bankës shtetërore Kfv ka qenë prej 393 milion eurosh, ndërsa për blerjen e letrave me vlerë nga ana e Bankës Qendrore fitimi që nga 2015, arrin në 952 milion euro.

Shifrat janë publikuar falë një hetimi nga ana e Lëvizjes së Gjelbër në ministrinë e financës në vend.

Të gjelbërit nëpërmjet Sven-Christian Kindler, kritikuan sjelljen e Gjermanisë ndaj Greqisë duke thënë se mund të jetë dhe e ligjshme që vendi të fitojë nga kriza e Greqisë por nuk është aspak e ligjshme në aspektin moral dhe atë të solidaritetit