Në doganën e Qafë-Thanës arrestohen dy shtetas të huaj, një gjerman dhe një çek si dhe procedohet në gjendje të lirë shoqëruesja e njërit prej tyre, një vajzë 18-vjeçare, pasi në mjetet me të cilat udhëtonin policia gjeti 4,5 gram kanabis dhe 6 gram lëndë e dyshuar lëndë narkotike resinë çokollatë.

Njoftimi i policisë:

Në pranga ranë Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë-Çekii dhe Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani. E proceduara në gjendje të lirë është T. G., 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki, që udhëtonte me Petr Porada në momentin që policia i kapi me drogë në makinë.

Global

Më datë 21.07.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek Petr Porada i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me targa 6A23403 me pasagjere shtetasen T.G. Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota” me targa OSC909. Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia.

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2,6 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek. 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.

T mobile In article [4]

Veprimet proceduriale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.