Një varrezë e ‘gjigantëve’ të varrosur 5,000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët në Kinën lindore. Burrat, kockat e të cilëve u zbuluan në fshatin Jiaojia afër qytetit Jinan në provincën Shandong, kanë kaluar shumë bashkëkohës të tyre. Shumë nga burrat e zbuluar në varreza kishin gjatësi prej 1.8 metrash dhe dukeshin gjigantë 5000 vjet më parë. Ndërsa më i gjati ishte njëri nga burrat që u gjet në këto varreza, i cili ishte 1.9 metra i gjatë. “Kjo bazohet vetëm në strukturën e eshtrave. Nëse ai ishte do të ishte gjallë, lartësia e tij me siguri do të tejkalonte 1.9 metra, “tha për Daily China Fang Hui, kreu i shkollës së historisë dhe kulturës së  universitetit “Shandong”. Arkeologët kanë zbuluar një numër të objekteve në vendin e ngjarjes nga kultura Longshan, e njohur për qeramikat e zeza të vezëve, nga periudha neolitike. Ata filluan gërmimet e rrënojave të 104 shtëpive, 205 varreve dhe 20 gropave në fshat vitin e kaluar.

Loading...