Një biznesmen makinash është gjetur i varur në një nga dhomat e hotelit ku po qëndronte prej ditësh. Ka qenë pastruesja e hotelit ajo e cila ka gjetur 56- vjeçarin të varur në dhomën e hotelit në Monteveçhio në Itali.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë dhe mësohet se sipërmarrës,i i cili jetonte në Beinascoc të Torinos kishte disa ditë që po qëndronte në hotel.

Mediat italiane raportojnë se 56-vjeçari, babai i dy vajza nuk donte të pranonte divorcin e gruas dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që ai ka vendosur të vetëvritet.