Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
“Rreth orës 20:00, ka ardhur një telefonatë tek 112, se në zonën e Alidemit, në një magazinë është një shtetas i vdekur”, njofton Policia.
Në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë konstatuar se në një magazinë ndodhej i vdekur S.M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.
Pranë trupit të viktimës gjendej një armë gjahu. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka kryer vetvrasje, shtojnë të njëjtat burime.
Po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.