Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Kumanovë, nga ana e Ndihmës së shpejtë është denoncuar se në një shtëpi në rrugën “Romania” është gjetur një person i gjinisë femërore me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e gjoksit.
Pas hetimit është konstatuar se në periudhën prej orës 08.30-17.00, T.SH. (46) përderisa ka qenë vetëm në shtëpi, me armë ka shtënë një plumb në pjesën e gjoksit. E njëjta është gjetur nga bashkëshorti i saj.
Pas urdhrit të Prokurorit Publik trupi i të ndjerës është dorëzuar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion.