Policia informon se dje është gjetur e vdekur një vajzë 27 vjeçare me iniciale M.K. Trupi i saj i pajetë është gjetur në ora 13 e 20 minuta në rrugën “Braqa Fiqlipoviq”, në shtëpinë e të dashurit të saj 28 vjeçar, F.I, transmeton TetovaSot.
Sipas informacioneve të para, në trupin e vajzës tashmë të ndjerë nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës.
Në vendin e ngjarjes ka dalur një ekip i SPB-së së Kumanovës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion./TetovaSot/