Pavarësisht pretendimeve, kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, thotë se gara mes kandidatëve për kreun e PD është e barabartë.

Gjana: Kushtet që po përpiqemi të krijojmë e bëjnë garën në shtratin institucional dhe statutor të barabartë. Nëse kandidatët që janë në garë apo ata që iu shmangën garës kanë komente të tjera është e drejtë e tyre.Detyra jonë është të kemi proces korrekt, të votojnë ata që janë anëtarë të PD, të mos përjashtohet askush.Ata që kanë hyrë në garë, ata që i janë shmangur garës apo kanë menduar se mund të hyjnë dhe në momentin e fundit nuk kanë hyrë, ata ta gjykojnë në mënyrë politike.

I ftuar në Ora News, ai tha se qëndrime e tij të shprehura më herët nuk e kompromento9jnë pozicionin e tij si kryetar komisioni.

Gjana: Nuk kam bërë asnjë deklaratë dhe nuk kam mbajtur asnjë qëndrim sa i përket garës në momentin që më ka zgjedhur Kryesia. Kam marrë përegjegjësi institucionionale për të drejtuar procesin brenda gjitha rregullave dhe normave të statutit. Më parë dhe më pas unë jam një individ në PD.

Për listën e anëtarësisë, ai thotë se nuk ka asnjë precedent brenda Shqipërisë apo jashtë ku listat e anëtarësisë së një partie bëhen publike.

T mobile In article [4]

Gjana: Nuk është lista e anëtarëve të partisë për tu bërë publike.Keni ndonjë rast në Shqipëri që ndonjë nga partitë ka bërë publike anëtarësinë e saj, apo në Europë?Ato janë lista dhe të dhëna për përdorim të brendshëm në parti. Ka dy lidhe në Shqipëri që mbron të dhënat personale.

Të shtunën demokratët votojnë për Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin dhe Gjana thotë se mëngjesi i i së dielës do ta gjejë PD me kryetarin e ri.

Gjana: Kutitë e votimit do grumbullohen në Tiranë, në selinë qëndrore të PD.Në varësi se kur do përfundojë, nëse kutitë e votimit mbërrijnë në orën 00:00 pas mesnatës besoj se me 7 grupe numërimi mëngjesi do na gjejë me kryetarin e ri.