Në muajin kur George Clooney dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë, ata kanë qëndruar larg vëmendjes së mediave në shtëpinë e tyre në Berkshire.

E çifti janë parë në udhëtimin e parë me binjakët e tyre, Ella dhe Alexander, ditën e mërkurë në avionin e tyre privat në Milano.

Duke mbrojtur sytë nga dielli me një palë syze përplot stil dhe i veshur me një bluzë pollo, George është parë duke shoqëruar binjakët e tij nga aeroplani për në makinë.

E Amal Clooney kishte një dukje të thjeshte e veshur në xhinse dhe bluzë të bardhë.