Ditë më parë u raportua se reperi Genc Prelvukaj e këngëtarja Eni Koçi janë bashkë.

Ata dhanë shumë shenja përmes rrjeteve sociale, ndërsa tash, burime të çiftit e kanë konfirmuar për Prive, se ka 5-së muaj që dyshja është në një lidhje serioze.

Dhe këtë dyshim e përforcon më së miri urimi që Genci i ka bërë Enit, me rastin e ditëlindjes së saj.

Në profilin e tij në Instagram, Genci është treguar i kujdesshëm me fjalët që ka zgjedhur për këngëtaren, duke i uruar shumë lumturi dhe sigurisht, të jetë pranë njerëzve që e duan e i do.

“Gëzuar ditëlindjen En. Shume fat, shëndet dhe suksese në ditët që vijnë. Uroj të jesh e lumtur në çdo ditë që zbardhë. E rrethuar gjithnjë me njerëzit qe i do dhe të duan. U bëfsh 100  [?] ”, ka shkruar Genci për bukuroshen, që sot feston ditëlindjen, duke i bashkuar urimit edhe një fotografi të lezetshme të Enit.