Këngëtarja më e përfolur e ditëve të fundit, Eni Koci feston sot ditëlindjen e saj.

Ajo u përmend shumë në media kinse është në një lidhje dashurie me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj, shkruan Indeksonline.

Deri më tani asnjëri nga ta nuk e mohoi apo pohoi një gjë të tillë, por dyshimet vazhdojnë të forcohen edhe më shumë dita ditës.

Është urimi i Gencit në një foto që ai ka postuar në Instagram ku i ka dëshiruar Enit të mirat e botës, duke mos harruar të shkruaj në fund të urimit një zemër.

“Gezuar ditelindjen En. Shume fat, shendet dhe suksese ne ditet qe vijne. Uroj te jesh e lumtur ne cdo dite qe zbardhe. E rrethuar gjithnje me njerezit qe i do dhe te duan. U befsh 100 ❤”, ka shkruar Genci.