Gazetarja e njohur maqedonase Sashka Cvetkovska ka thumbuar ministrin e shëndetësisë Arben Taravari, lidhur me prezencën e tepruar në mediume dhe rrjetet sociale. Ajo ka bë një paralele mes punës së Taravarit dhe ministres së arsimit, Renata Deskoska.

“Renata Deskoska, femra e cila nuk matë rejtingje, nuk numëron klikime, nuk punon për disa rreshta hapësirë dhe për fotografi nëpër mediume, nuk ka kohë për rrjetet sociale, nuk ka kohë për vetëpromovim, e aq më pak për reforma në vajber dhe fejsbuk. Ajo e kupton se çka ka trashëguar, e kupton se sa shumë punë ka në sektorin e arsimit pa të cilin Maqedonia nuk ka gjasa për ndryshime rrënjësore. #ZdravoTaravari”, ka shkruar gazetarja Cvetkovska në facebook.