Temperaturat janë rritur goxha dhe bashkë me të edhe numri i personave që kërkojnë të shkojnë
me pushime që t’i shpëtojnë të nxehtit.
Pikërisht kësaj teme i është referuar mikrofoni i Thumb teksa udhëtoi drejt qytetit bregdetar të Durrësit për të thumbuar personazhet e njohur atje.
Një nga personazhet që u “përball” me thumbimin ishte gazetarja dhe ish spikerja e lajmeve Erjona Rusi.
E pyetur nëse kishte parë persona të kryenin marrëdhënie seksuale në det, ajo është përgjigjur duke thënë se ka parë, por jo vetëm kaq.
“Po patjetër që kam parë, po madje edhe kam bërë!”, – shprehet Rusi. Cila është përshtypja e saj?“Të vërtetën? Në ujë ta shpif!”, – rrëfen gazetarja e njohur.
Epo, mirë që na e tha se do bënim ndonjë gabim e do e provonim…Thumbimet e plota i gjeni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/