Gazetari i njohur shqiptar, Mentor Kikia e ka komentuar mashtrimin e përfolur që thuhet se po iu bëhet pushuesve kosovarë në bregdetin e Shqipërisë.

Ish gazetari i njohur në Top Chanel dhe shumë media shqiptare i ka kritikuar ngritjen e çmimeve që bëhen ndaj kosovarëve duke i quajtur si maskarenjë.

Madje Kikia ka treguar se ka qenë dëshmitar në dy raste ku kosovarët mashtroheshin me çmime në marketet shqiptare.

“Maskarallëku i mashtrimit të pushuesve kosovarë. Një pushues nga Kosova, që ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë, denoncon diferencimin që “pronari i dëtit”, i bën kosovarëve në cmime, duke u marrë deri në 2000(të reja) për cadër.

Në fakt nuk është hera e parë, madje kjo është bërë një rutinë. Disa vite më parë kam qenë dëshmitar  në një market në Shëngjin, ku shitësi faturonte cmime të tjera për banorët e zonës e të tjera për kosovarët, duke u shitur një buke për 200 lekë e një pako makarona për 300 lekë.

T mobile In article [4]

Më pas të njëjtën skenë e kam parë edhe në Durrës ku një palo shitëse, shqiptarëve që kishin ardhur nga Maqedonia, domatet dhe dardhat ua shiste si të ishin arra kokosi.

Dhe këta matrapazë, që një cadër ua japim me qera njësoj si të ishte apartament, nuk kanë as kupon tatimor, por ca palo-fatura.

Por këta harrojnë se epoka e turizmit patriotik mbaroi dhe këta kosovarë që sot i mashtrojnë, nesër mund të gjëjnë strehë në Mal të Zi ku korrektesa dhe shërbimi  janë një mijë herë më të të mira.

Dhe në ikshin edhe kosovarët, në këtë vend do të pushojnë vetëm hallexhinjtë e Shqipërisë që nuk duan as shezllonë e restorante, pasi marrin bukë me vete me domate e shalqi. Atëherë ju rrofshin investimet të nderuar maskarenj” shkruan Kitia në Facebook.