Neymar është gjithnjë e më afër transferimit në Francë, tek Paris Saint-Germain.
Gazetari i mirënjohur italian Gianluca di Marzio ka bërë të ditur se klubi francez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin me vlerë prej 222 milionë euro për transferimin e Neymarit në Parc des Princes.
Neymar ende nuk ka vendosur nëse do të transferohet në Paris, ndërsa jemi në ditët vendimtare të merkatos.
Nga ana e tij, klubi francez insiston në blerjen e tij dhe beson se është afër bindjes së Neymarit të largohet nga Barcelona.
Por këta të fundit nuk duan që ta humbin ‘xhevahirin’ e tyre.