Gazetari amerikan i  Nju Jork Tajms Xhejms Montag ka vizituar Ballist Morinen ne burgun e Dubrovnikut.

Montag ka njoftuar se e ka takuar Morinen ne burg dhe ai ishte shume i frikësuar, ndryshe nga dy vite me pare kur e kishte intervistuar atë.

“Kur e takova Morinen ai ishte shume i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite me pare. Ishte i frikësuar për te ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për ne Serbi. Ai ka frike se jeta e tij mund te jete ne rrezik ne Serbi”- ka thene gazetari amerikan.

Sipas ‘Montag’, Morina rrezikon deri ne tete vjet burg. Sipas mediave ne Beograd, te pakte janë njerëzit ne Serbi qe parashikojnë nje rezultat pozitiv, pra ekstradimin e tij ne Serbi pasi ka nisur një ofensive diplomatike nga ana e Tiranes per Zagrebin. Tashme Morina po pret vendimin e gjykatës se larte dhe ministrit kroat te drejtësisë për te dhëne fjalën e fundit.